“Ka hyrë xhindi te puseta?”, qytetari dërgon videon e çuditshme nga Tirana

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.03.2025, 22:01

Një video e pazakontë e regjistruar në rrugën Siri Kodra në Tiranë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Në pamjet e dërguara nga një qytetar, duket kapaku i një pusete që lëviz vetë në mes të rrugës, duke krijuar një skenë të pazakontë për kalimtarët.

Fenomeni, i ndodhur sot rreth orës 17:45, ka ngritur pikëpyetje mes qytetarëve, disa prej të cilëve e kanë parë me humor, ndërsa të tjerë janë shprehur të shqetësuar për sigurinë. Deri më tani, nuk ka një shpjegim zyrtar për këtë dukuri, por mundësitë variojnë nga ndonjë problem në sistemin e kanalizimeve deri tek ndonjë fenomen natyror.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, po ju dërgoj këtë video ku, siç shihet, kapaku i një pusete lëviz në mes të Tiranës. Nuk jemi në Gaza, por në Tiranë, te rruga Siri Kodra. Jemi në 2025-ën dhe jetojmë në një qytet ku çdo ditë ndodhin gjëra anormale, apo ndoshta s’duhet të habitemi më? Se me gjithë këto arrestime dhe skandale, duket sikur edhe puseta nuk po i duron më dhe po proteston! Një panoramë e pazakontë në mes të anormales."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit