Shqiptari kapet me 105 kg kokainë në Itali, truku që përdori ‘për të shpëtuar’ nga qentë antidrogë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.03.2025, 22:37

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap duke transportuar 105 kilogramë kokainë në një makinë të marrë me qira.

Droga e cila ishte fshehur në tre çanta të mëdha, u sekuestrua nga policia italiane në zonën e Aprilias, pranë qendrës tregtare Aprilia 2.

Sipas autoriteteve italiane, lënda narkotike ishte e destinuar për tregun e zonës Pontina dhe kishte një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh në formën e saj të pastër, ndërsa e përzier me substanca të tjera mund të arrinte deri në 10 milionë euro fitime.

Policia italiane vuri re makinën me qira, të cilën e konsideroi të dyshimtë. Gjatë kontrollit, shqiptari shfaqi shenja nervozizmi, çka i shtyu efektivët të inspektonin bagazhin, ku gjetën çantat me 90 pako kokaine.

Për të shmangur zbulimin nga qentë antidrogë, paketat ishin spërkatur me një substancë me aromë mente dhe vajra të veçanta, por kjo nuk rezultoi efektive.

41-vjeçari ishte emër i panjohur për autoritetet italiane dhe sapo kishte mbërritur në vendin fqinj, duke ngritur dyshime për përfshirjen e tij në një rrjet trafiku. Tani, hetimet po fokusohen në lëvizjet e tij dhe në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit