Elsa Lila: Nga Sanremo, greva e urisë e PS e deri te arrestimi për drogë në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2022, 12:54

Pak më herët u njoftua se policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale e cila merrej me trafikun e drogës dhe përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Në pranga ka rënë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila e cila menaxhonte një lokal lojërash fati dhe aty kryhej aktiviteti i trafikimit të drogës.

Elsa Lila :: Biografia

Elsa Lila ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Babai i saj ishte një këngëtar i ish-korit të shtetit shqiptar, ndërsa nëna e saj ishte violiniste, kështu që të dy prindërit e saj e rritën atë afër muzikës dhe teatrit, duke i dhënë asaj një dashuri të madhe për artet.

Në vitin 1997 ajo u largua drejt Italisë bashkë me familjen e saj dhe vendi fqinj pas disa vitesh u bë atdheu i saj i dytë. Në vitin 1999, në moshën 18 vjeçare, Lila u zgjodh "këngëtarja shqiptare e shekullit" nga sondazhi kombëtar i radios së shtetit shqiptar. Në të njëjtin vit, Elsa fitoi konkursin e parë të Kenga Magjike. Në vitin 2001, ajo u nderua me "Ambasadorin e Muzikës Shqiptare në Botë" nga Rexhep Mejdani, President i Republikës së Shqipërisë. Elsa Lila është e vetmja kengetare shqiptare pas Ana Oxa-s që ka marrë pjesë në Festivalet e Këngës ne Itali (Festival di Sanremo). Pjesëmarrja e saj e parë në Sanremo u realizua në vitin 2003 me këngën “Valeria” dhe e dyta me këngën “Il senso della vita” e cila u klasifikua në natën e dytë dhe ishte nje sukses i vërtetë.

Por këngëtarja Elsa Lila njihet në vendin tonë edhe për pjesëmarrjen e saj në politikë e pozicionuar krah Partisë Socialiste. Në vitin 2010 kur PS ishte në opozitë ajo hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë. Asokohe ajo iu bënte thirrje qytetarëve që të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës.

PS.AL

Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do të shkoj të bashkohem me Shegën, Florën, Oltën, Mozën, Ermonelën, Fatmirin dhe te gjithë shqiptarët e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie me dëshirën time te lire.

Ndërkohë në vitin 2013 ajo pozoi krah Ramës pasi ky i fundit publikoi një foto ku shprehej se këngëtarja kishte ardhur posaçërisht nga Italia për të votuar Rilindjen.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit