I ndodhur në “vijën e zjarrit”, i renditur në vendin e 19-të në listën e Tiranës, Pandeli Majko duket se mezi po e “gëlltit” këtë fakt, duke qenë se konsiderohet si një nga socialistët e vjetër. Ai i është përgjigjur disa ngacmimeve, i ftuar në një emision televiziv.
Pyetja: Si ta futi Rama, lihesh ti i 19-ti?!
Majko: Kjo është arsyeja pse unë… Një nga logot rezervë të fushatës është: Atë 19-tën ku ta kesh!
Rikujtojmë se në kohën kur qeveria shembi Teatrin, Majko deklaroi për mediat se nuk mund të fliste se kishte bërë operacion në gojë.
Pyetja: Si je me dhëmballën?
Majko: Ishte i vetmi justifikim që mos ulërija.
Pyetja: Nëse do të ndodheshe në një shkretëtirë, cilit do t’i jepje ujë duke i shpëtuar jetën: Ramës, Bashës, Metës apo Berishës?
Majko: E kam shok Edi Ramën.