Reperi Stresi është vënë prej kohësh në qendër të vëmendjes nga mediat rozë për shkak të arrestimit të bujshëm në dhomën e një hoteli në Linzë me një 20-vjeçare.
Familjarët e tij e konsideruan arrestimin e të birit si të nxitur politikisht.
Lidhja e tij dashurore me Kejsi Buzhanin u komentua gjatë, por kjo e fundit ka treguar se i qëndron atij në krah pavarësisht gjithçkaje.
“Bad boy” ashtu siç e etiketon ai veten, është bërë sërish i gjallë mëngjesin e sotëm në emisionin “Aldo Morning Show”.
Ai telefonoi nga burgu për ta përshëndetur dhe për t’i bërë të ditur që së bashku me 450 të burgosur të tjerë po e ndiqnin emisionin e mëngjesit.
Stresi publikoi edhe videon e bisedës së tyre në Instagram, si për të treguar se ka akses të plotë në internet falë telefonit që zotëron në qeli.
Biseda e plotë
Stresi: Alo mirmëngjes!
Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?
Stresi: Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës!
Aldo: Edhe njëherë?
Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!
Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?
Stresi: (qesh) Aldo mirmëngjes!
Aldo: Ku je mor plak?
Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.
Aldo: 450 të burgosur ë? Aaa je i mrekullueshëm!
Stresi: Të pëlqen gjithë sektori këtu!
Aldo: Pse të dija në Tiranë unë ty vëlla? Çdo në Fushë-Krujë ti?