Janë zbardhur detaje për vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në fshatin Vilëz, Kurbin. Ai u qëllua pranë banesës së tij, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të krimit.
Djali i viktimës, Enrik Mamli, ka vrarë një person në vitin 2015 në Mamurras dhe ka plagosur tre të tjerë.
Viktima, Naim Tafa, kishte një konflikt të mbartur nga Italia me Mamlit për një borxh prej 250 mijë eurosh.
Autoritetet po hetojnë nëse ngjarja e fundit ka lidhje me hakmarrjen për vrasjen e mëparshme.