Ministër! Edhe sa punonjës duhet të vetëvriten, që ju të hiqni nga puna drejtuesit diktatorë?

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 23.02.2025, 15:10

Dje, punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Lezhë denoncuan dhunën verbale dhe psikologjike që iu bëhet atyre nga drejtori i këtij institucioni, Altin Gjergji. Ata ofruan biseda dhe prova të verifikueshme që tregojnë rënien e nivelit të institucionit dhe kushteve të punës. Sipas denoncimeve, drejtori ka krijuar një ambient të tensionuar, ku nuk respektohet aspak kodi i sjelljes, etika dhe trajtimi i punonjësve lë shumë për të dëshiruar.

Pavarësisht reagimeve të shumta dhe raportimeve në media, duket se vendi i punës i drejtuesit Gjergji nuk i paska rrënjët e thella. Ai ka reaguar duke e quajtur portalin JOQ ALBANIA "anonim", duke mohuar të gjitha akuzat dhe duke cilësuar screenshot-et e bisedave "të montuara".

Reagimi i tij për t'u shfajësuar, nuk ka qetësuar situatën, ndërsa shqetësimet e punonjësve vazhdojnë.

Pavarësisht denoncimeve të bëra nga punonjësit dhe mbështetjes që ata kanë marrë nga media, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ende nuk ka reaguar ndaj këtij rasti.

Por ky nuk është rasti i vetëm...

Para pak kohësh, një polic i burgjeve, nën presionin e eprorëve, i dha fund jetës, tregues i qartë i trajtimit të punonjësve në administratën shtetërore ku shumë eprorë abuzojnë me autoritetin e tyre dhe krijojnë një atmosferë të padurueshme për ata që punojnë nën udhëheqjen e tyre.

Diktatura ka nisur nga administrata shtetërore, duke e kthyer atë në një mjet të kontrolluar nga pak individë dhe të tjerët të shtrënguar të përballen me shkelje dhe padrejtësi.

Në dritën e këtyre ngjarjeve, Ministri Manja, i cili ka marrë vendime të rëndësishme kur mori detyrën si psh. shkrirja e Kadastrës në Durrës pas denoncimeve për korrupsion, duhet të tregojë gjithashtu veprime për të adresuar këto çështje dhe për të mbrojtur punonjësit nga abuzimet që po ndodhin. Pse hesht tani për situatën në Lezhë? Pse nuk po merr masa konkrete për të trajtuar këtë situatë? Pse nuk po i ofron mbështetje punonjësve dhe siguri për ata që kanë ngritur shqetësimet për të drejtat e tyre?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit