SHBA voton kundër rezolutës së OKB-së që dënon Rusinë për luftën në Ukrainë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.02.2025, 20:44

Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon agresionin rus në Ukrainë dhe kërkon rikthimin e territoreve të pushtuara, duke u rreshtuar krah Rusisë, Koresë së Veriut, Bjellorusisë dhe 14 vendeve të tjera pro-Moskës.

Ky qëndrim shënon një largim të ndjeshëm nga politika e mëparshme amerikane dhe krijon një përçarje të madhe me aleatët europianë. Lëvizja vjen në një kohë kur administrata Trump po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën dhe të arrijë një fund të shpejtë të konfliktit përmes negociatave të drejtpërdrejta.

Për më tepër, SHBA abstenoi në një rezolutë të veçantë që bënte thirrje për një përfundim të negociuar të luftës, pasi disa amendamente europiane shtuan gjuhë më të ashpër kundër Rusisë.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili foli në kushte anonimiteti, deklaroi se SHBA do të paraqesë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të vërë veton ndaj çdo amendamenti.

Eksperti i OKB-së, Richard Gowan, tha se ky është "ndarja më e madhe mes fuqive perëndimore në OKB që nga Lufta në Irak – dhe ndoshta edhe më themelore se kaq."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit