Reperi kontrovers Kanye West ka shkaktuar një valë të re zemërimi me deklaratat e tij të fundit në rrjetet sociale, ku ndër të tjera pranoi se ishte nazist dhe se e do Hitlerin.
Në një seri postimesh në X (ish-Twitter), West shkroi: “E dua Hitlerin,” dhe më pas shtoi: “Jam nazist!” Ai gjithashtu akuzoi Elon Musk për "vjedhjen e përshëndetjes naziste" gjatë inaugurimit të Donald Trump.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të ashpra ndjekësit dhe figura publike, të cilët kanë dënuar mënyrën si ai është shprehur.
Pavarësisht kritikave, West nuk u ndal dhe vazhdoi postimet e tij duke deklaruar se nuk do të kërkojë falje për komentet anti-semite.
Ai gjithashtu mbrojti deklaratat e tij raciste, duke shkruar: “Stereotipet ekzistojnë për një arsye dhe ato janë gjithmonë të vërteta”.
Deklaratat tronditëse të Kanye West kanë ngjallur reagime të ashpra dhe diskutime mbi ndikimin që figura publike mund të kenë kur shpërndajnë mesazhe të tilla në rrjetet sociale.