Autoritetet në një nga qytetet më të populluara të Filipineve po ofrojnë shpërblim me para për qytetarët që eliminojnë mushkonjat, si masë për të parandaluar përhapjen e etheve të dengës.
Shefi i fshatit Barangay Addition Hills, Carlito Cernal, ka njoftuar një shpërblim prej një peso për çdo pesë mushkonja të vrara, pas vdekjes së dy studentëve nga kjo sëmundje.
Shpërblimi vlen për mushkonjat e gjalla, të ngordhurat dhe larvat e tyre, me mushkonjat e kapura që do të eliminohen me rreze ultravjollcë. Departamenti i Shëndetësisë i Filipineve ka mbështetur qëllimin e kësaj nisme, megjithëse ajo ka shkaktuar reagime dhe tallje në rrjetet sociale, ku disa e kanë quajtur atë nxitje për kultivimin e mushkonjave.
Në Barangay Addition Hills, një zonë me rreth 70 mijë banorë, janë regjistruar 44 raste të infeksioneve me dengë. Në shkallë kombëtare, Filipinet kanë raportuar mbi 28 mijë raste me dengë deri më 1 shkurt, një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar.