Një qytetare ka raportuar përmes një denoncimi të ardhur në redaksinë tonë një rast vjedhjeje të ndodhur rreth gjysmë ore më parë në zonën e rrugës së Dibrës, pranë pallatit ngjitur me “Connecta”.
Sipas denoncimit, një person i panjohur ka hyrë në sheshpushimin e katit të fundit të pallatit dhe ka marrë disa palë atlete me vlerë totale prej 600 eurosh. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe fytyra e autorit dallohet qartë në pamjet filmike.
Qytetarja thekson se banesa e tyre ndodhet në katin e fundit dhe se nuk kanë komshi përballë, ndaj dhe kishin vendosur që këpucët t’i mbanin në korridor, siç kanë bërë prej vitesh pa ndodhur asnjë incident i ngjashëm.
“Donim ta sillnim njëherë te ju, pa shkuar në polici, që t’ia bëjmë me dije – t’i kthejë, përndryshe do hajë burgun. Ju falënderojmë nëse do ta publikoni rastin, anonim”, thuhet në mesazhin e denoncimit
T’i kthejë, përndryshe do hajë burgunNjë qytetare ka raportuar përmes një denoncimi të ardhur në redaksinë tonë një rast vjedhjeje të ndodhur rreth gjysmë ore më parë në zonën e rrugës së Dibrës, pranë pallatit ngjitur me “Connecta”.
Sipas denoncimit, një person i panjohur ka hyrë në sheshpushimin e katit të fundit të pallatit dhe ka marrë disa palë atlete me vlerë totale prej 600 eurosh. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe fytyra e autorit dallohet qartë në pamjet filmike.
Qytetarja thekson se banesa e tyre ndodhet në katin e fundit dhe se nuk kanë komshi përballë, ndaj dhe kishin vendosur që këpucët t’i mbanin në korridor, siç kanë bërë prej vitesh pa ndodhur asnjë incident i ngjashëm. “Donim ta sillnim njëherë te ju, pa shkuar në polici, që t’ia bëjmë me dije – t’i kthejë, përndryshe do hajë burgun. Ju falënderojmë nëse do ta publikoni rastin, anonim”, thuhet në mesazhin e denoncimit.
Posted by JOQ Albania on Friday, April 25, 2025