Një çift prindërish nga Tirana, të cilët kujdesen me përkushtim për djalin e tyre me aftësi ndryshe, i janë drejtuar redaksisë sonë me një apel prekës. Ata kërkojnë ndihmën e një të riu që ka gjetur portofolin e tyre të humbur, një send me rëndësi të madhe për ta, jo për vlerën materiale, por për dokumentat që mban brenda.
Në një video të dërguar, shihet një djalë i ri që punon në pastrimin e qytetit, i cili nga makina e tij vëren portofolin në trotuar. Ai ndalon më poshtë, zbret dhe e merr atë. Prindërit nuk kërkojnë asgjë më shumë nga i riu, vetëm që ai të tregojë një gjest qytetarie, dhe të kthejë mbrapsht dokumentat e djalit që përfshijnë dhe kartën e shëndetit.
Mesazhi i plotë:
“Kanë ndaluar këto të plehrave e kanë marrë. Ka dokumenta e letra se kam djalin autik. Më duket ka kartën e shëndetit të djalit etj. Lekët le t’i mbajë, vetëm të më kthejë letrat”.
Kjo është një thirrje për ndërgjegje, për zemër, dhe për humanizëm. Një lutje nga një familje që lufton çdo ditë me dashuri, që një i panjohur t’u rikthejë një copëz qetësie.
"Ky çuni gjeti portofolin, i lutemi të na kthejë vetë dokumentat e djalit autik"
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 25, 2025
Një çift prindërish nga Tirana, të cilët kujdesen me përkushtim për djalin e tyre me aftësi ndryshe, i janë drejtuar redaksisë sonë me një apel prekës. Ata kërkojnë ndihmën e një të riu që ka gjetur… pic.twitter.com/QELH5KHlCY