I mbijetoi atentatit në vitin 2020, ekzekutohet në mes të ditës një nga liderët e mafies në Greqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.04.2025, 18:15

Një vrasje mafioze tronditi Greqinë mesditën e së enjtes në zonën e Halkandrit, ku u ekzekutua Georgios Moschouris, i njohur si “Thamnaki”, një nga figurat kryesore të mafies greke. Ai u qëllua për vdekje me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, teksa po dilte nga një qendër private mjekësore. Plumbat, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja plumbash, dhe pak më vonë policia zbuloi një automjet të djegur në zonën e Patimës, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin dhe për t’u larguar. Moschouris nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi kishte mbijetuar një atentat më parë në vitin 2020 në Voula.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes, duke marrë në konsideratë konfliktet e mëparshme të viktimës. Aktualisht, forcat e rendit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve për të ndërtuar itinerarin e autorëve dhe për të bërë identifikimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit