Nënkryetari i Prishtinës: Ekskursioni dhe mbrëmjet e Maturës nuk do të ndalohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.04.2025, 15:10

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka dal me një njoftim rreth raportimeve për ndalimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës në Prishtinë.

Ai ka theksuar se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet.

Manaj bëri të ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën ligjore, është duke finalizuar një akt udhëzues, i cili do të rregullojë qartë organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore në të ardhmen.

Njoftimi i tij i plotë:

Për shkak të sqarimit të opinionit publik ju njoftojmë se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet!

Drejtoria e Arsimit në kryeqytet se bashku me Zyrën ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit