Tmerr në Tiranë, “10-15 djem dhunojnë të riun dhe e fusin me zor në makinë“

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.04.2025, 21:05

Një ngjarje tronditëse është raportuar mbrëmjen e sotme pranë zonës së ish-Doganës, mbrapa rezidencës Fole', ku sipas një qytetari që ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, një grup prej rreth 10 deri në 15 djemsh kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu dhe më pas e kanë futur me forcë në një automjet.

“Përshëndetje JOQ, doja të raportoja një rast të sapondodhur te ish-Dogana. Nga distanca nuk e kam filmuar mirë, por pashë 10-15 djem që po rrihnin një djalë dhe më pas e futën me zor në makinë,” shkruan denoncuesi, duke shprehur shqetësim për atë që mund të jetë një rast rrëmbimi i mirëorganizuar.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për rrethanat apo motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Kamera sigurie në zonë mund të jenë kyçe për zbardhjen e saj.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve të reagojnë menjëherë dhe të informojnë publikun për këtë incident që po ngjall frikë dhe pasiguri në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit