Babai u vdiq, nënën e kanë të sëmurë, Mikela dhe Manuela kanë nevojë për ndihmë: Mund të humbasin edhe shtëpinë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.04.2025, 23:29

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një histori e ndjerë që vjen nga një familje shqiptare, e cila sot ndodhet përballë një dhimbjeje të madhe dhe një realiteti dramatik.

Bëhet fjalë për dy vajza binjake, Mikela dhe Manuela, vetëm 10-vjeçe, të cilat humbën babain e tyre disa muaj më parë. Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, duke i lënë ato në një moshë kur mbështetja dhe dashuria e tij ishin më të nevojshme se kurrë. Çifti kishte ardhur në jetë me këto dy vajza pas plot 28 vitesh martesë, pas shumë vitesh përpjekjesh dhe vështirësish për të pasur fëmijë. Vajzat ishin bekimi i vonuar, por më i çmuari i jetës së tyre.

Fotoja që po shihni është bërë vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë babai, një përqafim i fundit dhe një kujtim që tashmë është gjithçka që kanë.

Por dhimbja e kësaj familjeje nuk ndalet këtu. Nëna e vajzave, sot 60-vjeçe, ndodhet në Itali dhe vuan nga pasojat e rënda të një beteje me kancerin. Ajo nuk është në gjendje të punojë dhe nuk ka mundësi të sigurojë jetesën për dy vajzat e mitura.

Përveç humbjes së babait dhe sfidave shëndetësore të nënës, familja përballet edhe me një tjetër rrezik të madh: humbjen e të vetmes shtëpi që kanë. Borxhet e shumta që kanë mbetur pas vdekjes së kryefamiljarit rrezikojnë t’i lënë në rrugë.

Të afërmit kanë hapur një GoFundMe, me shpresën se dikush, diku, do të ndjejë dhimbjen dhe do të shtrijë dorën për t’i ndihmuar.

Çdo ndihmë, sado e vogë, mund të bëjë një diferencë të jashtëzakonshme. Le të bëhemi bashkë dhe t’i tregojmë dy vogëlusheve binjake se nuk janë vetëm.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit