“Vajzat e dehura ngrenë në këmbë Lungomaren, bërtasin në mes të natës”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.04.2025, 14:28

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku banorët janë shqetësuar tepër nga disa vajza adoleshente që bërtisnin me të madhe në mes të rrugës.

Sipas raportimeve nga banorët e zonës, ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 pas mesnate. Vajzat e moshave 16-17-vjeçe mund të kenë qenë të dehura, dhe dëgjohet teksa thërrasin me të madhe duke përdorur fjalor banal.

Denoncuesi që raporto ngjarjen, u bën thirrje prindërve që të kenë më shumë kontroll mbi fëmijët e tyre, dhe të mos i lejojnë në këto orë të vona jashtë.

“Prsh joq ora 2 e nates vajzat e rinis se sotme! Dhe duke perdorur fjal banale ne momentin qe kalon policia e shtetit. Ju bejm thirrje prinderve ti kontrrollojn pak me shum fëmijët. Ne Vlore Lungomare ka ndodhur. Ishin te dehura kishin 1 or duke bërtit, 16-17-vjeçe jo me shum”, shkruan qytetari.

Vetëm një muaj më parë, në 22 mars, Rinald Rakipaj një djalë nga Vlora u arrestuar nga Policia, nën dyshimet se kishte nxitur tre vajza të moshës 15 dhe 16-vjeçare që të konsumonin lëndë narkotike. Ai bashkë me një shok i bindën vajzat që të shkonin në një hotel, ku shoku i tij qëndroi duke konsumuar lëndë narkotike me dy prej tyre, ndërsa Rakiaj dyshohet se mori vajzën e tretë dhe abuzoi seksualisht me të.

Vajzat ishin larguar nga familjet e tyre duke gënjyer prindërit se po shkonin te njëra-tjetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit