Quajti autikë votuesit e PD, prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe i kërkojnë takim Ramës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.04.2025, 15:34

Fushata zgjedhore e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 11 majit ka shkaktuar shumë polemika dhe reagime të forta në opinionin publik dhe rrjetet sociale pasi spotet dhe deklaratat janë tepër të bujshme.

Pas gafës së Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me “gjyshin” që çohej shtrati i vdekjes për të votuar në 11 maj për kandidaten e Shkodrës, një e dytë erdhi brenda ditës nga kreu i partisë Edi Rama.

Gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër ai tha se “ata që votojnë opozitën janë autikë politikisht” por për shkak të reagimeve të forta, Rama u përpoq të kërkonte falje me anë të një videoje në errësirë dhe premtimeve për më shumë mbështetje për personat me aftësi ndryshe.

Por kjo “falje” nuk mjafton për këta persona dhe familjarët e tyre.

Nëna e një fëmije me aftësi ndryshe kërkon një takim publik me Ramën dhe prindërit që kanë fëmijët me aftësi ndryshe pasi vetëm në këtë mënyrë do kuptojë hallet dhe vuajtjet që përballen çdo ditë.

Ajo thotë se hallet e prindërve janë të mëdha dhe “një tallje e tillë sa për fushatë” s’mund të kalohet thjesht me një falje në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit