Një qytetar nga Vlora ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në lagjen “Isa Boletini”, pranë shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, duke theksuar se rruga “Laze Malo” është lënë në harresë totale.
Sipas tij, trotuaret janë të bllokuara nga makina të parkuara pa kontroll, rruga është e degraduar dhe kanalet e ujërave të ndotura janë të papastruara, duke shkaktuar ndotje dhe stres të përditshëm për banorët.
“Policia vjen, vendos ndonjë gjobë e ikën, por problemi mbetet. Bashkia duhet të vendosë të paktën disa banderola anësore që të ndërgjegjësojë shoferët. Kjo nuk është jetesë normale,” – shkruan qytetari, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale.
Një qytetar nga Vlora ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në lagjen “Isa Boletini”, pranë shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, duke theksuar se rruga “Laze Malo” është lënë në harresë totale.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 23, 2025
Sipas tij, trotuaret janë të bllokuara nga makina të parkuara pa kontroll,… pic.twitter.com/eM2p5eJHNl