Deborah Keçi, ish-drejtoresha hajdute e Bashkisë Tiranë e përfshirë në skemën mashtruese të kompanisë “5D” të ish-drejtorëve tashmë të burgosur Mariglen Qaro dhe Redi Molla, mund të shpëtojë me vetëm 8 muaj burg për të gjithë abuzimet që ka bërë me detyrën e saj.
SPAK ka kërkuar sot 1 vit burg për drejtoreshën e Klubit Sportiv Tirana, e cila me gjykim të shkurtuar mund të reduktojë dënimin në vetëm 8 muaj. Gjithashtu ndaj saj është kërkuar dhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Prokuroria e ka akuzuar Dreborah Keçin për favorizim në tendera të kompanive “V.A.S. Konsturksion Sh.P.K”, e ngjashme me “5D Konstruksion Sh.P.K”.
Në mesazhet që JOQ Albania ka publikuar më herët, Deborah Keçi shfaqej e frikësuar se favorizimet që bënte mund të zbuloheshin një ditë, dhe ajo të përfundonte në burg. Më konkretisht, në një bisedë, ajo i kërkonte Nestor Muhametllarit që të bënte kujdes me procedurat, pasi mund të përfundonte pas hekurave.
“Më dilni për Zot tani”, u shkruante Deborah pasi kishte plotësuar dokumentacionet për t’i dhënë tendera kompanisë “5D”.
Deborah njihet gjithashtu si një nga mikeshat më të afërta të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili gjithashtu ndodhet në burg.