Nga shtrati i “vdekjes” në kutinë e votimit, spoti që tronditi Shkodrën!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.04.2025, 17:57

Ju nuk të lini as të vdesësh!

Mishërimi i kësaj shprehje është pikërisht spoti i publikuar së fundmi nga kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Edona Bilali.

Ai ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdorimi i një skene dramatike nga spitali është konsideruar nga shumë ndjekës si i papërshtatshëm dhe emocionalisht manipulues. Në vend që të promovonte projekte për të ardhmen dhe vizionin për të çauar përpara vendin, Edona ka zgjedhur t'i fusë shqiptarët në sallën e reanimacionit.

Në videon në fjalë, aktori luan rolin e një pacienti të shtrirë në spital, i cili, me zë të dobët, pyet mjekun nëse do të jetojë deri më 11 maj – data e zgjedhjeve vendore – për të mbajtur fjalën që i ka dhënë Edona Bilalit se do ta votojë. Pasi mjeku i konfirmon se do të jetë gjallë atë ditë, pacienti ngrihet me entuziazëm dhe i uron "mandatin" zonjës Bilali. Edhe regjisorët më të famshëm indianë do e kishin zili këtë krijimtari.

Ky spot është përballur me kritika të shumta në rrjet, ku përdoruesit e kanë cilësuar si "teatër të pavend"apo "fantazi çyryk". Ndërkohë, disa mbështetës të Bilalit e kanë mbrojtur videon si një formë kreative për të nxjerrë në pah vendosmërinë për të votuar dhe besimin ndaj kandidates.

Shkodra është mbajtur gjithmonë në vendin e parë për humorin dhe vlerat e larta të humanizmit e qytetarisë, por këtë radhë "shkëlqeu".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit