Një tjetër rast skandaloz që lidhet me sigurinë ushqimore ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Një qytetar, punonjës i rrjetit KMY ose siç njihet ndryshe Kombinatit të Mishit, ka denoncuar përbërjen e sallameve që shiten nga kjo kompani.
Ai ka treguar se teksa po priste proshutën e viçit, brenda ka gjetur disa copëza plastike té verdha. Edhe në pamje duket se si këto copëza ndahen në disa feta proshute, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e konsumatorëve.
Duhet thënë se ky nuk është një rast i izoluar pasi redaksia jonë ka regjistruar edhe më parë denoncime të ngjashme për produktet e sallameve, proshutave e salsiçeve, që konsumohen kaq shumë nga shqiptarët.
Këto incidente të përsëritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi standardet e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore né vend.
Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mbeten në mëshirë të fatit dhe në mungesë të një kontrolli efektiv dhe përgjegjësie nga ata që duhet të garantojnë sigurinë e produkteve ushqimore.