Një qytetar nga Elbasani ka dërguar një apel në redaksinë tonë për një person që është gjetur në zonën e Labinot-Fushës.
Sipas tij, burri në foto është shfaqur i hutuar dhe ka deklaruar se është nga Bilishti, por nuk ka shprehur gjëra të tjera për veten, përveç faktit se ka humbur.
Qytetarët e kanë ndihmuar duke i ofruar ushqim dhe më pas kanë njoftuar policinë. Aktualisht, ai ndodhet në Komisariatin e Elbasanit.
Nëse dikush e njeh ose ka informacion për familjarët e tij, mund të kontaktojë me Komisariatin e Policisë në Elbasan.