GJIROKASTËR/ 17-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.04.2025, 14:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Gjirokastër, ku një i mitur ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. Mësohet se rreth orës 13:30, një 17-vjeçar me inicialet V. P., banues në fshatin Valare, është transportuar pa shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës nga të afërmit e tij.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se adoleshenti ka kryer një akt të rëndë ndaj vetes në banesën ku jetonte. Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, një grup hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer verifikimet dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të kësaj fatkeqësie.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të kuptuar më shumë mbi shkaqet që mund të kenë çuar në këtë vendim të dhimbshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit