“Kjo vazo me lule desh na mori jetën në Astir“, prindi i tmerruar: Po ecja me fëmijët, ra nga kati i pestë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2025, 23:13

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje tejet të rrezikshme që i ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

Ai thotë se teksa po ecte me fëmijët e vegjël, një vazo e madhe me lule ra nga një pallat dhe për pak sa nuk i goditi në kokë.

“Kjo vazo desh na mori jetën. Ra nga ballkoni, desh më ra në kokë. Lart dëgjoheshin të shara dhe ulërima, ndoshta kishte ndonjë zënkë dhe ra gjatë saj”, shkruan qytetari i traumatizuar, duke shtuar se ngjarja mund të ketë ndodhur në katin e pestë ose të gjashtë të pallatit.

Në foton që ai ka dërguar, shihet vazoja plastike e rrëzuar në trotuar, mes dheut të shpërndarë, shumë pranë hyrjes së një ndërtese.

Ngjarja është jashtëzakonisht shqetësuese dhe fatmirësisht nuk ka përfunduar në tragjedi. Kujdesi nga ballkonet dhe dritaret është i domosdoshëm, një pakujdesi e vogël mund të marrë jetë të pafajshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit