75 vjeçarja vdes nga zjarri në Shtërpcë, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 13:29

Një 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri sot rreth orës 06:15 në lagjen Krsticinë të Shtërpcës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të cilët konstatuan vdekjen e viktimës.

“Sot, rreth orës 06:15, kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë. Patrulla e policisë pas arritjes në vendngjarje, konstatoi se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri ndodhej trupi i pajetë i një gruaje 75-vjeçare. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të cilët konstatuan vdekjen e viktimës. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse të hetimit rajonal, forenzika dhe ekspertët e zjarrit. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi”, tha Veseli.

Ai po ashtu theksoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por se hetuesit rajonal janë duke grumbulluar informata dhe prova për të zbuluar shkaqet e zjarrit që quan në vdekjen e 75 vjeçares, serbe, shtetase e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit