Cili oligark po e mbush me beton liqenin e Ohrit?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.03.2025, 16:01

Babëzia për të gllabëruar gjithmonë e më shumë tokë publike e për të ngritur resorte e hotele duket se nuk po pengon oligarkët që t’i futen me kokë edhe Liqenit të Ohrit, i cili është pjesë e UNESCO-s si Trashëgimi Natyrore.

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një qytetar denoncon me pamje se liqeni tashmë ka nisur të mbushet me beton. Në pamje duket një betoniere, dhe një punëtor që po zbraz material mbushës në breg të liqenit.

“Pershendetje, pa ju shqetesuar doja tju tregonit shqiptareve rreth “puneve qe na duhen dhe na mungojne dhe djersen e mundin e oligarkeve per te ruajtur e mirmbajtur kete vend”. Nuk dua ta zgjas. Liqeni i Ohrit, 22 Mars 2025 ora 9:30. Ju lutem anonim”, shkruan qytetari.

Liqeni i Ohrit rrezikon statusin e njohur nga UNESCO për një sërë faktorësh, nga ndërtimet e paligjshme të zhvillimit urban, te ndotja e ujërave për shkak të derdhjes në të të ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane ose industriale që dëmtojnë biodiversitetit.

Nëse nuk merren masa urgjente, UNESCO mund ta heqë Liqenin e Ohrit nga lista e Trashëgimisë Botërore, duke i hequr mbrojtjen ndërkombëtare dhe rëndësinë e tij kulturore dhe natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit