Vrasje në Vushtri, flet familjari i viktimës: Grua shembullore, e shkaku i vrasjes xhelozia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 18:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vushtri.

Një burrë ka vrarë një grua ndërsa më pas ka vrarë edhe vetën.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Prokurorsë Themelore në Mitrovicë.

Në një prononcim direkt nga vendi i ngjarjes, familjari i së ndjerës, Rrahim Ajeti ka shpalosur detaje, ku ka thënë se sipas disa informacioneve vrasja ka ndodhur për “shkaqe se viktima ka ndërruar vendin e punës dhe nuk ka punuar tek i dyshuari”.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore.

Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më pare tek biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk e dijmë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ke lane tek unë”, deklaroi familjari i viktimës, Rrahim Ajeti para mediave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit