Cilësisë së jetës sipas kategorive në Evropë në vitin 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e fundit pas Ukrainës.
Luksemburgu shquhet si lider evropian në cilësinë e jetës për vitin 2025, duke arritur një pikë prej 220 në Indeksin e Cilësisë së Jetës. Holanda ndjek nga afër me 211 pikë, ndërsa Shqipëria pas Ukrainës renditen në fund me pikët përkatësisht 104 dhe 115.
Ky indeks ofron një vlerësim të plotë të kushteve të jetesës në të gjithë Evropën, duke reflektuar faktorë të ndryshëm që formësojnë mirëqenien e përgjithshme të popullatave dhe duke u shtrirë përtej metrikës thjesht ekonomike.
Pavarësisht situatës të vështirë të luftës që Ukraina po kalon, ajo ka arritur të ruajë një renditje më të lartë se Shqipëria në Indeksin e Cilësisë së Jetës për vitin 2025, me 115 pikë krahasuar me 104 pikët e Shqipërisë. Kjo tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme nga ana e Ukrainës, e cila, edhe në kushtet e luftës, ka arritur të ruajë përparësi në disa aspekte të jetesës.
Nga ana tjetër, Shqipëria duket të jetë në një gjendje të rënduar, ku sfidat ekonomike dhe sociale po ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës, duke e vënë atë në fund të listës.