Tritol në Krujë, shpërthen makina e 25-vjeçarit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.03.2025, 10:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Krujë, ku një automjet ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së tritolit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 në rrugën “Vrana Konti”, ku automjeti tip “Opel Corsa”, në pronësi të 25-vjeçarit Elton Kani, ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme për shkak të një sasie të vogël lënde plasëse. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga shpërthimi, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit