Ndahet nga jeta gazetari i sportit Saimir Demi, vëllai i Enkel Demit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.03.2025, 14:52

Gazetaria sportive shqiptare ka humbur një prej figurave të saj më të njohura. Saimir Demi është ndarë nga jeta sot, në moshën 57vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi i trishtë ka prekur jo vetëm komunitetin e gazetarëve sportivë, por edhe të gjithë ata që e njohën dhe mësuan prej tij. Me një karrierë 30-vjeçare, Saimir Demi ishte prej vitesh pjesë e RTSH-së, ndërsa ka kontribuar edhe si drejtues në disa media të njohura sportive.

Miqtë, kolegët dhe familjarët kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Saimir Demi ishte gjithashtu vëllai i gazetarit të njohur Enkel Demi.

Reagimi i Enkel Demit:

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit