Gjiganti i farmaceutikës-pesticideve urdhërohet t’i paguajë 2 miliardë dollarë pacientit me kancer në SHBA

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.03.2025, 17:51

Bayer-Monsanto, kompania më e madhe gjermano-amerikane e farmaceutikës dhe e pesticideve është urdhëruar të dëmshpërblejë rreth $2.1 miliardë një pacient kanceri në SHBA.

Gjykata amerikane në shtetin e Georgia urdhëroi kompaninë të paguajë dëmshpërblimin për John Barnes, i cili paditi degën amerikane të Bayer, Monsanto në 2021, dhe provoi se produkti i tyre kundër barërave të këqija Roundup kishte shkaktuar kancerin limfoma.

Dëmshpërblimet e mëdha ndaj shkaktarëve të dëmit kanë si qëllim “të dekurajojnë ata dhe të tjerë për të mos u përfshirë në shkelje të ligjit”, argumenton ligji në SHBA.

Padia ndaj kompanisë së medikamenteve dhe pesticideve është e dyta më e madhe në histori, pas asaj të majit prej 2.2 miliardë në Filadelfia, përsëri kundër produktit bujqësor kancerogjen Roundup.

Roundup është herbicidi më i përdorur në SHBA i kompanisë Monsanto, që përmban kimikatin e kontestuar glifosat, i paditur si agjent kancerogjen edhe raste të tjera.

Megjithëse korporatat gjigante pretendojnë se nuk dëmtojnë shëndetin e njerëzve ato janë denoncuar shpesh për përbërës kancerogjenë dhe rryshfete për shkencëtarë e politikanë, me qellim të avancojnë produktet e tyre dhe mbuluar dëmet në shëndetin e ushqimin e popullatës.

Në 2018, Monsanto u akuzua se nuk kishte paralajmëruar konsumatorët për rreziqet e produktit Roundup dhe gjykata në Kaliforni vendosi se kompania “e dinte për rreziqet e pesticideve të saj por nuk i paralajmëroi klientët”, shkruan BBC.

Së bashku me kompaninë Bayer, Monsanto përballet me 180,000 padi të ngjashme me atë të Barnes, por thotë se ka hequr mënjanë €16 miliardë për dëmshpërblime të mundshme dhe çuditërisht vazhdon aktivitetin.

Bashkimi Evropian gjithashtu nuk pranon se “glifosati shkakton kancer” dhe ka lejuar përdorimin e tij “deri të paktën në vitin 2033”.

Roundup është herbicidi më i përdorur në SHBA i kompanisë Monsanto, që përmban kimikatin e kontestuar glifosat, i paditur si agjent i forte kancerogjen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit