Prostitucioni në baret e Tiranes, pasqyrë e shoqërisë së varfër të paditurisë e materializmit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.03.2025, 17:47

Megjithse anormaliteti i pranimit të marrdhënieve seksuale kundrejt një pagese është formalisht ilegal në Shqiperi, fenomeni po bëhet endemik në kryeqytet, dhe aksionet ose arrestimet e herëpashershme të policisë nuk duket se po dekurajojnë askënd.

Për fat të keq çdo individ ose biznes në Tirane që ka mundesitë ta ushtrojë fshehtas, nuk heziton të mundohet të perfitojë.

Pronarët e bareve justifikohen me ‘plotësim të kostove apo fitimit’, vajzat e reja të gënjyra ose të paditura, përfshihen në shitjen e trupit për para të nxitura nga modelet e korruptuara që ndjekin në televizion, si βig βrother ose rrjetet sociale.

Ndërsa ‘klientët’ me mendjen e zvogëluar vetëm sa masa e organit seksual, mendojnë se plotesimi momental i dëshires fiziologjike do të plotesojë mangësitë e tyre psikologjike të afeksionit apo lidhjen emocionale me dikë.

Por të gjithë këta faktorë duhet të dinë se siç thotë Kurani, Bibla e libra të tjera të dijes së lashtë, e mira ose e keqja që bën ose mbështet, të rikthehet plotësisht nga energjia universale ose fryma e shenjtë që na mban gjallë, dhe në rastin e të dytës te godet aty ku te dhemb me shumë, te familja e fëmijët e tu.

Qeveritarët thonë se kanë rritur turizmin por nuk flasin për lulëzimin e bizneseve të lidhura me seksin, paranë dhe egoizmin në përgjithësi, të cilat të manifestuara hapur, përhapin kulturën e korrupsionit dhe kalbjes morale te fëmijët dhe shoqëria jonë.

Në një shoqëri të ngarkuar me norma dhe vlera të bazuara te konsumi dhe paraja, fenomeni i prostitucionit si nga ana aktive dhe pasive, sjell shkëputje nga fryma shpirtërore, nga natyra e vertetë e njeriut.

Prandaj vetëm përmes ndërgjegjësimit, besimit te vetja e te Zoti, mund të largohet frika e brendshme ose presioni artificial që na shtyn në zgjedhje të tilla. Reflektimi individual do të ndihmojë në zvogëlimin kolektiv te këtij fenomeni dhe kuptimin e mundësive më të drejta dhe të shëndetshme për të rinjtë dhe shoqërinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit