Gërmimet e kanalizimeve, justifikim për të shkatërruar dhe lënë rrugët të pakalueshme nga bashkia e Durrësit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.03.2025, 16:17

Qytetarë të revoltuar kanë denoncuar sot shkatërrimin e përsëritur të rrugëve rezidenciale nga punonjës të kanalizimeve në hyrje të Durrësit, të cilët duket se punimet i kanë vetëm një justifikim për të prishur qarkullimin dhe izoluar banorët.

Në pamje shihet heqja e asfaltit dhe gropat e hapura nga agjencia e bashkisë për kanalizimet UKD, duke bërë të pakalueshme rrugën pranë fabrikës së verës Gjergj Kastrioti në hyrje të Durrësit.

Vendasit thonë se kjo është një sjellje e përsëritur dhe nuk kuptojnë arsyet për vështirësimin e jetës së tyre nga zyrtarët që supozohet t’u shërbejnë.

Rrugët që më parë ishin të asfaltuara, janë lënë të hapura dhe pa sinjalizim, duke e bërë të rrezikshëm qarkullimin për të ata që banojnë e kalojnë në këtë zonë.

Denoncimi: “Prsh JOQ kjo esht gjendja e rruges sa her UKD Durres ben riparimin e rrjetit ,dhe nuk eshte hera e pare por gjithmone keshtu veprojne, rruga ka qen e asfaltuar dhe e kan bere cop cop rrugen ne lagjen 14 nga riparimi i rrjetit, dhe rruga esht ber e pakalueshme. Rruga quhet Bregu i Kanalit, fabrika e veres Gjergj Kastrioti Durres. Rruga esht gropa gropa nga riparimet e papergjegjshme te ukd durres”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit