Mëngjesi konsiderohet nga dietologët dhe nutricionistët si një nga vaktet më të rëndësishme, pasi i jep trupit të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur ditën.
Por për të sëmurët në spitalin e Gramshit nuk ndodh kjo pasi i ashtuquajturi mëngjes dhe vlerat ushqyese për të marrë veten e shëruar janë dy paralele që nuk bashkohen askund.
Për shëndetësinë e rilindur shqiptare kujdesi dietik dhe humbja e peshës vijnë para të gjithave dhe jo pa qëllim mëngjesi për pacientët është vetëm një gotë çaj, dy feta bukë dhe një copë djathë.
Por për pacientët një mëngjes i tillë është një tallje e hapur dhe shpërdorim i taksave te oligarkët që nuk dinë të ngopen me tendera fiktive edhe pse xhepat i kanë mbushur mirë e mirë.
Edhe pse të sëmurë e me humbje peshe nga vuajtja që kanë, pacientët në spitalet shqiptare duhet të dobësohen edhe më tepër me mëngjesin dietik që shteti u ofron çdo ditë.