Aksident tragjik në Shkodër/ Makina përplas për vdekje 25-vjeçarin me motor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2025, 12:14

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pas një përplasjeje fatale me një automjet.

Viktima është identifikuar si Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, nga Shkodra. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur kur automjeti, që po dilte nga një gomisteri, është përplasur me motorin me të cilin po udhëtonte Maksuti.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për hetimin e rrethanave të aksidentit. Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit