Qëllohet me breshëri plumbash godina e CFO Pharma në pronësi të Nadir Çaushollit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2025, 09:50

Një sulm me armë zjarri automatik ka ndodhur në mëngjesin e kësaj të martë në autostradën Tiranë-Durrës.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mbi 20 plumba në drejtim të godinës së subjektit farmaceutik CFO Pharma, një kompani që i përket biznesmenit oligark Nadir Caulloshi.

Godina është sulmuar në pjesën e fasadës, ku janë shkaktuar dëmtime të dukshme, por shkaku ende nuk dihet.

Autoritetet janë angazhuar në hetimin e incidentit dhe përpjekjet për të identifikuar autorët e këtij sulmi vazhdojnë.

CFO PHARMA është një prej kompanive që ka përfituar transaksione me vlerë miliarda lekë nga Institucionet Buxhetore të Shtetit për shërbime në sektorin shëndetësor. Por në korrikun e vitit 2024, “CFO Pharma” u ndalua nga tenderët për një periudhë 6 mujore, pasi u zbulua se kishte mashtruar në dokumentacionin e saj për të siguruar kualifikimin në tendera publikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit