Rayyan Alwan, një vajzë 24-vjeçare nga Palestina, që jetonte në Gjermani, humbi jetën në mënyrë tragjike në Shqipëri, duke lënë pas shumë pikëpyetje.
Rayyan kishte mbërritur në Shqipëri më 19 shkurt 2025, bashkë me babanë e saj, Fadi Alwan, 49 vjeç. Dyshja kishte hyrë në Shqipëri me dokumente greke, ndonëse biletat e udhëtimit të tyre ishin të lidhura me identifikim nga Kosova. Ata u vendosën në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë, ku nuk kishin dorëzuar mjetet e identifikimit, duke e bërë të paqartë prezencën e tyre në vend.
Më pas, fqinjët që kishin parë dyshen, dyshuan për marrëdhënien e tyre dhe menduan se ata ishin çift, jo baba e bijë, për shkak të sjelljeve dhe mënyrës se si prezantoheshin. Pas një jave, kur nuk kishin parë më Rayyan dhe Fadi, fqinjët njoftuan pronarin e apartamentit, dhe më 27 shkurt, policia gjeti Rayyan të masakruar në apartament, duke treguar se ajo ishte vrarë disa ditë më parë.
Aktualisht, babai i Rayyan, Fadi Alwan, është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka ikur në Liban. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht arsyet dhe dinamikën e ngjarjes, ndërsa të gjithë ata që mund të kenë informacione mbi rastin janë ftuar të bashkëpunojnë me autoritetet.
Hetimet e deritanishme
Dyshohet se konflikti mes Rayyan dhe babait të saj madje edhe me vëllezerit ka qenë i vazhdueshëm pasi ajo preferonte të jetonte një jetë më të lirë, duke mos respektuar traditat dhe normat fetare islame.
E ëma e Rayyan kishte denoncuar për këtë shantazh në polici, duke treguar se kishte paguar disa herë para për të ndihmuar vajzën e saj nga kërcënimet. Megjithatë, ajo nuk përjashtoi mundësinë që ky shantazh të mund të ketë qenë i sajuar nga vetë Rayyan.
Marrëdhëniet e ndërlikuar ndërmjet Rayyan dhe të atit
Një tjetër aspekt i rëndësishëm që ka dalë në dritë është dyshimi për abuzim seksual ndaj Rayyan nga i ati. Mediat holandeze, si "De Telegraaf", kanë shkruar se mund të ketë pasur abuzim seksual para se ajo të vritej, një akuzë që është ende në hetim dhe që do të verifikohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Vrasje për nder?
Sipas hetimeve një arsye kryesore e vrasjes mund të ketë qenë koncepti i "nderit", një temë e diskutueshme dhe e ndjeshme në disa kultura. Konflikti me familjen për shkeljen e traditave mund të ketë përfunduar në një tragjedi të papritur.