Ndërtimi pa leje në Ksamil, fut në sherr vëllezërit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.03.2025, 16:33

Në Ksamil, në rrugën kombëtare Sarandë-Butrint, një ndërtim i pa legalizuar ka shkaktuar tensione dhe konflikte të vazhdueshme mes dy pronarëve të një objekti. Sipas denoncimit, Zoti Bilbil Haruni ka kryer një shtesë mbi një objekt të pa legalizuar, duke përdorur materiale si llamarina dhe këmbë hekuri.

Për vite me radhë, ky ndërtim ka qenë një burim shqetësimesh për banorët e zonës, duke shkaktuar jo vetëm probleme ligjore, por edhe dhunë fizike dhe ofendime. "Nuk marrim asnjë ndihmë nga institucionet që kemi kontaktuar, si Bashkia e Sarandës, IKMT, dhe Policia e Shtetit," shprehen qytetarët e prekur nga ky konflikt, duke theksuar se kanë bërë disa denoncime, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim konkret.

Gjithashtu denoncuesja pohon se konflikti ka degraduar në akte të dhunshme dhe provokime të herëpashershme, duke e bërë jetesën të padurueshme. "Disa ditë më parë, bashkëshorti im u arrestua dhe qëndroi mbi 10 orë në paraburgim, vetëm për shkak se ra pre e provokimeve të vazhdueshme," thonë ata.

Kjo situatë ka krijuar një ndjenjë të fortë pasigurie, duke e bërë të qartë se ndërhyrja e institucioneve dhe zbatimi i ligjit janë të nevojshme për të zgjidhur këtë problem. Ndërkohë, banorët kërkojnë përgjegjësi dhe një hetim të thellë për të zbuluar nëse ka elementë korrupsioni që kanë mundësuar ndërtimin e paligjshëm.

Përfundimisht, lind pyetja: A ka të drejtë Zoti Bilbil Haruni të kryejë ndërtim mbi një objekt të pa legalizuar, dhe pse janë kaq të vonuara ndërhyrjet e institucioneve për të zgjidhur këtë situatë problematike?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit