Deputeti socialist Bujar Çela është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Çela është thirrur lidhur me shpërhtimin që ndodhi në biznesin e tij në Lushnje, ku humbën jetën dy veta, atë e bir.
Ngjarja ndodhi në 1 mars të këtij viti dhe për pasojë mbetën edhe shtatë persona të plagosur.
Prokuroria e Fierit ngriti akuzat “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Çështja iu kalua Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.