Zjarri në klubin e natës: Familjarët kërkojnë të afërmit në rrjete sociale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2025, 10:48

Tragjedia e ndodhur në Koçan, Maqedoni e Veriut, ku shpërthimi i zjarrit në diskotekën “Pulse” ka lënë të paktën 51 viktima dhe mbi 100 të lënduar, i ka tronditur te gjithë.

Familjarët e të rinjve që ndodheshin në klub po postojnë foto dhe numra celularësh në rrjetet sociale për të ndihmuar në identifikimin e të plagosurve dhe viktimave. Ata shpresojnë të gjejnë informacion se në cilin spital janë dërguar të lënduarit dhe nëse ata janë të gjallë.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar në spitalet e Shkupit dhe Shtipit, ndërsa ekipet mjekësore janë angazhuar për shpëtimin e të plagosurve. Pjesë e operacionit shpëtues ishte dhe përdorimi i një helikopteri të Ministrisë së Brendshme.

"Zjarri shpërtheu nga fishekzjarret, të cilat goditën tavanin e ndërtuar nga material shumë të ndezshëm. Flakët u përhapën shpejt dhe tymi i dendur shkaktoi viktima", tha Toshkovski.

Ai gjithashtu theksoi se autoritetet janë duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe organet tjera për zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës.

Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin e Koçanit dhe familjarët e të prekurve janë duke kërkuar me urgjencë informacion për fatin e të dashurve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit