Qiramarrësja iku në pabesi, nuk ka paguar 500 euro muajin janar, drita, ujë, internet…

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.03.2025, 15:26

Një qytetare ka bërë një denoncim për një rast të rëndë të shkeljes së kontratës dhe abuzimit me pronën e dhënë me qera. Sipas këtij denoncimi, një zonjë e cila ka marrë një shtëpi me qera për një periudhë të caktuar ka shkelur pikat e kontratës, duke mos paguar qeranë për muajin janar dhe shkurt, si dhe shërbimet e lidhura si dritat, ujin dhe internetin.

Zonja, e identifikuar me inicialet M.I., ka paguar një shumë prej 1500 euro për hyrjen në shtëpi, ku 500 euro ishin për muajin e parë, 500 euro për muajin e fundit dhe 500 euro garanci. Pavarësisht se ka marrë një pjesë të asaj shume, ajo është larguar nga shtëpia pa paguar 500 euro për muajin janar dhe pa shlyer shërbimet e tjera të konsumuar gjatë periudhës së qerasë.

Pronari i shtëpisë, i cili jeton jashtë Shqipërisë, ka ndarë shqetësimin e tij për mos-pagesën e këtyre detyrimeve, duke shpjeguar se shtëpia është e vetmja pasuri e tij dhe se ai dhe familja e tij janë të detyruar të mbështeten tek qiraja për të mbuluar kredinë që kanë marrë për të blerë apartamentin.

Ai gjithashtu e ka informuar publikisht, duke shpërndarë këtë denoncim, dhe ka paralajmëruar se, nëse nuk merr përgjigje nga zonja, do të publikohet foto me emrin dhe mbiemrin e saj për të parandaluar abuzime të tjera me pronat e të tjerëve.

Denoncimi:

“Pershendetje, duke mare shkas nga nje post qe keni publikuar mund te bej dhe une nje denoncim .kisha dhënë shtëpinë me qera nëpërmjet një agjensie. Kontrata përfundonte ne 1 qershor, zonja ka paguar ne fillim 1500 Euro qe do te thot(500muaji i pare i qeras te cilen e mer agjensi dhe 500 per muajin e fundit dhe 500 garanci.

Zonja ne fjale largohet nga shtepia pa paguar janar, shkurt dhe pa paguar dritat uj internet me arsyetimin qe eshte keq nga gjendja ekonomike dhe se diten e punes e ka 1000mij lek. dhe thot janar shkurt mbaji nga 1000 euroshi te cilin zonja nuk kupton qe 500 jane garanci qe do te thot shkurtin mund te m8s e paguaj por janarin zonja duhwt ta paguaj sepse 500 euro jan garancia per shkelje kontrate per pagesat e lena pa bere dhe per deme te shkaktuara.

Inicialet e zonjes jane M,I. Tani nese nuk ke mundesi ekonomike mos mer 107metra2 shtepi mer nje dhome dhe mbaro pune.se dhe une ketu ku jetoj paguaj qera dhe sipas mundesis kam mar garzonier edhe pse jam mesuar te jetoj ne 107 metra katror shtepi.

Ne nuk jemi bisnesmen eshte e vetmja prone qe kemi mes kredi te blere dhe jetojme jashte shqiperis dhe jemi detyruar ta japim shtepin tone te mobiluar dhe kemi ndejte vete me pagese sa here kemi ardhur qe te plotësojmë detyrimet qe kemi. Zonja ne fjale i ka djemtë ne amerik dhe duhet ta di mire sa e veshtire eshte jetesa jashte .a jane edhe njerez te kishes predikojnë besimin ne zot.shpresoj zonja te lexoj komentin dhe te reflektoj te shlyej detyrimet para se te dali me foto emer mbiemër.

Jam konsultuar dhe me avokatin por zgjat procedura dhe duke qene se ne nuk jemi ne shqiperi behet me e veshtire per tu menaxhuar.po ashtu do i shkruaj dhe stopit por atje zonja do dali me ze e figur.

Tek sms pare duket qe ne e kemi pyetur qe ne janar per kontraten.dhe na njoftoj qe ne fund te marsit do dilte.dhe folem rame dakort qe do paguante vetem nje muaj jo dy duke qene se kishte shene paradhenie,por zonja iku ne pabesi p paguar qera dhe pa paguar dritat, uj, internet.nese mundeni ta postoni qe zonja te reflektoj dhe te shlyej detyrimet e saj.nese nuk reagon do deryrohem te publikoj dhe foto me emer mbiemer qe te m8s abuzoj dhe me njerëz te tjerë. Dhe cilesoj qe zonja nuk ka asnje hall nga ato qe thot (as cuni n6k aksidentuar dhe as per lek nuk vuan se ka dy cunat ne amerik dhe ato ja paguanin qeran)por dhe po te kishte probleme ekonomike te merte garzonjer me qera jo 106 metra katror dhe te ngrohuren e saj t pagujme ne.

Zonja ka shkelur te gjitha pikat e kontrates.

Nese doni te permbledhur detyrimin e zonjes,eshte 500euro per muajin janar,plus drita, ujin,interneti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit