“Harami” që pushoi infermieren se denoncoi kushtet e spitalit, kandidat për deputet!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.03.2025, 15:32

Agron Gaxho, aktualisht Drejtor i Spitalit të Elbasanit, është një emër që ka ngritur shumë reagime, jo vetëm për rolin e tij në shëndetësi, por edhe për polemikat dhe akuzat që kanë shoqëruar karrierën e tij deri më tani. Ai është një nga kandidatët për deputet nga Partia Socialiste në qytetin e Elbasanit. Por, si e njohim ne Gaxhon?

Një nga akuzat më të rënda që ka shpërthyer në media është përvetësimi i pasurive publike dhe abuzimi me fondet shtetërore, duke i përdorur ato për interesa private. Gaxho është përballur me kritika të vazhdueshme për tenderët e dyshimtë që ka organizuar gjatë periudhës që drejton Spitalin e Elbasanit. Një nga rastet më të diskutuar ka qenë tenderi për “Rehabilitimin e Hapesirës Territoriale të Spitalit Rajonal Elbasan,” ku ishte parashikuar një fond limit prej 39.8 milionë lekësh. Edhe pse disa kompani ofruan oferta më të ulëta, firma BE-IS SH.P.K., e cila ofroi një shumë të ngjashme me 87% të fondit limit, doli fituese. Ky rezultat ka ngritur dyshime për mundësinë e një fituesi të paracaktuar, duke nxitur reagime të ashpra për mundësinë e abuzimit me procedurat e tenderimit dhe përdorimin e fondeve publike për interesa private.

Një tjetër rast që ka tronditur opinionin publik ishte reagimi i Gaxhos ndaj një incidenti në Spitalin e Elbasanit. Një infermiere e spitalit, filmoi dhe denoncoi kushte të papranueshme të spitalit, në një një video ku shfaqej një pacient që ngjiste karrocën e tij të invaliditetit në shkallët e spitalit për shkak të kushteve të këqija të ambienteve spitalore. Ky denoncim bëri që Gaxho në vend që të merrej masa për përmirësimin e kushteve, ai vendosi të pushojë nga puna infermieren që e denoncoi këtë rast.

Në mes të këtyre akuzave dhe veprimeve të diskutueshme, kandidimi i Gaxhos për deputet është shqetësues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit