Te farmacia Kimetes, me qëlloi ilaçi i përdorur, 1250 lek!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.03.2025, 17:19

Një qytetare ka denoncuar një incident të pazakontë në farmacinë “Kimetes”, ku ka marrë një ilaç të përdorur, që i ka kushtuar 1250 lekë. Sipas denoncueses, ajo mori recetë nga mjekja për një "Sprajt" për një virozë të mundshme dhe shkoi në farmaci për ta blerë. Por, ajo thotë se ilaçi që i u dorëzua ishte i hapur dhe përdorur deri në gjysmë, ndërkohë që nuk ka marrë as faturë për blerjen e tij. Ky rast ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, të cilët kërkojnë masa ndaj farmacive që shkelin rregullat e tregtimit të medikamenteve.

Denoncuesja shprehet:

“Mora recetën tek mjekja e cila më tha në fillim të marr vetëm “Sprajtin” se ndoshta është virozë e momentin, prit dhy ditë dhe më pas merr ilaçet e tjera.

Shkova në farmaci dhe mora ilaçin, por më qëlloi i hapur, i përdorur deri në gjysmë. 1250 lekë e bleva, nuk i mora as faturë, asgjë”- thotë ndër të tjera qytetarja

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit