Peshkatari i humbur në det për 90 ditë mbijeton duke ngënë zogj e breshka deti

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.03.2025, 17:54

Një peshkatar peruan është gjetur mrekullisht gjallë pasi kishte humbur në det për 94 ditë, njoftonte marina e vendit në fundjavë, teksa tashmë ka dalë nga spitali pas aventurës.

61 vjeçari Maximo Napa, u shpëtua nga barka e tij e vogël pasi u pikas nga një anije ekuadoriane në brigjet e Chimbote në veri të Perusë.

Ai tregoi i përlotur në media se kishte mbijetuar duke ngrënë zogj e breshka deti.

"Nuk doja të vdisja, unë kam nënën time dhe mbesën e vogël, me mendjen te ato rezistova, mendoja çdo ditë për nënën”, tha Napa.

Marina e Perusë postoi imazhet e shpëtimit, përfshi dhe momentet e bashkimit të Napa me vëllanë e tij apo kur merrte kujdes mjekësor.

Në fundjavë ai kishte dalë nga spitali në Paita.

"Zoti Napa ishte çuditërisht në gjendje të mirë. Mund të ecte, të lahej vetë, pak i trembur por në gjendje të mirë”, tha kapiteni i marinës peruane Jorge Gonzalez.

Peshkatari raportohet se kishte dalë në det prej 7 dhjetorit nga posti i San Juan de Marcona por kushtet e këqija të motit e kishin bërë të humbiste kursin e lundrimit.

Barka e tij e vogël nuk kishte radio dhe përfundoi në det të hapur.

"Është një mrekulli që babai im është gjetur," tha bija e peshkatarit Ines Napa për rrjetin vendas RPP radio . "Ne si familje nuk hoqën dorë asnjëherë nga shpresa për t’u ritakuar me të."

Ndërsa mbesa e burrit Leyla Torres Napa, tha për rrjetin RPP se familja tashmë do të festojnë ditëlindjen e tij, e cila kishte kaluar gjatë kohës kur i humburi ishte në det.

61 vjeçari Maximo Napa, u shpëtua nga barka e tij e vogël pasi u pikas nga një anije ekuadoriane në brigjet e Chimbote në veri të Perusë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit