Vodhi “Range Rover”-in dhe u largua, kapet 32-vjeçari/ Kishte kryer edhe më herët të njëjtin krim

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.10.2024, 11:29

Një 32-vjeçar, banues në Durrës, ka rënë në prangat e policisë, pasi vodhi një makinë. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeçarin me iniciale I.H., i cili vodhi një automjet tip “Range Rover”, në një servis në lagjen nr. 7, por u gjet dhe u kap pas disa orësh.

Është gjetur edhe autmojeti i vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit, ndërsa rezulton se 32-vjeçari ka kryer edhe më herët të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit