I la makinën në mirëbesim, 43-vjeçari falsifikon dokumentet dhe e kthen në emrin e tij

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.10.2024, 13:26

Një 43-vjeçar me inicialet R. M., banues në Tiranë, ka përfunduar në pranga ditën e sotme. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh për të kaluar në pronësinë e tij një automjet që i ishte lënë për ruajtje.

Sipas hetimeve paraprake, 43-vjeçari ka falsifikuar dokumentacionin për ta regjistruar makinën në emrin e tij, duke shkelur besimin e pronarit të saj.

Aktualisht, R. M. përballet me akuzat për falsifikim dhe mashtrim, ndërsa dosja hetimore ka kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit