Zhduket 55-vjeçarja në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.03.2025, 23:57

Një mesazh urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët raportojnë për zhdukjen e një gruaje 55-vjeçare të quajtur Arbana, e cila ka humbur kontaktet me ta prej 10 ditësh.

Sipas të dhënave të familjarëve, ajo është parë për herë të fundit në zonën e Kamzës, Frutikulturë, më 25 mars, rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Pavarësisht denoncimit të bërë në polici, deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Familja bën thirrje për ndihmë dhe lut këdo që mund të ketë informacion për Arbanën të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 68 648 0100.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit