Një denoncim ka ardhur në redaksinë tonë, ku njoftohet se në orën 21:01 të datës 10 mars 2025, pranë Medresesë së Tiranës, afër xhamisë, është vjedhur një skuter elektrik. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur një person, i cili duket qartë që ka ardhur në këmbë, qëndron disa minuta dhe më pas merr skuterin dhe largohet.
Qytetari i bën apel personit që ka marrë skuterin, të kthejë atë në institucionin fetar, ku ka ndodhur vjedhja, në mënyrë që të shmanget ndjekja ligjore. Në rast se ky apel nuk do të merret parasysh, do të bëjmë denoncim në polici me provat e siguruara nga kamerat e sigurisë, që e identifikojnë qartë autorin e veprës.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ. Dua te bej një denoncim publik .. Ditën e hënë dt 10.03.2025 ora 21:01 min tek Medreseja e Tiranës pran xhamisë është vjedhur një skuter elektrik. I bëjmë apel personit qe e ka kapur kamera .. qe ta kthej skuterin elektrik ne institucionin fetar, në të kundërt do bëjmë denoncim me prova ne rajonin e policisë ..
Nuk ka pushim për hajdutin, muajin e Ramazanit vodhi skuterin përballë xhamisë pic.twitter.com/TL0M94IT9N
— JOQ Albania (@JoqAlbania) March 17, 2025