Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, përveç Kosovës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2024, 16:55

Edhe pse në Shqipëri rritja e rrogave trumbetohet si sukses dhe arritje e qeverisë, krahasuar me vendet e rajonit jemi të fundit, përjashtuar Kosovën.

Nëse i referohemi publikimit të fundit të Institutit të Statistikave për pagën mesatre bruto, në Shqipëri rezulton 733 euro dhe kjo na rendit në fund të tabelës së rajonit.

Sipas agjencive statistikore për vendet e rajonit në 2022, rezulton se Serbia renditet e para me një pagë mesatare bruto 1140 euro dhe normën më të ulët të papunësisë ku përditësimi i fundit ishte përpara 2 muajsh, duke vijuar me Bosnjën ku paga bruto arrin në 1125 euro, Mali i Zi me 1042 euro, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova që e mbyll vendin e fundit me 521 euro.

Ndërkohë që norma e papunësisë është më e lartë në Maqedoninë e Veriut, 12.9%, Mali i Zi 11.9% dhe pastaj në renditje Bosnja Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit